Penthouse në Prizren me një hapësirë prej 140m², projekt i Ndërtuesit Prizreni Modern. Lokacioni ofron një pamje të mrekullueshme të qytetit të vjetër dhe rrethinës së Prizrenit nga verilindja dhe jugperëndimi. Kjo banesë përfshin një sallë ditorje të gjerë, një kuzhinë moderne, dy dhoma gjumi, dy banjo dhe një terasë të gjerë me pamje panoramike. Ngrohja e avancuar ofron një komoditet të vazhdueshëm. Ky penthouse përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për të përjetuar elegancën dhe qetësinë në qytetin e lashtë të Prizrenit.